Thirrje Publike nga Banka për Zhvillim e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Të nderuar anëtarë, Ju informojmë se Banka për Zhvillim e Republikës së Maqedonisë së Veriut Shpall Thirrje Publike për Aplikime për Ndihmë të Drejtpërdrejtë Financiare për Shoqëritë Tregtare dhe Tregtarët Individual të Regjistruar në Republikën e Maqedonisë Veriore nga Fondi i veçantë për kredi, si pjesë e masave të marra nga Qeveria për të tejkaluar kushtet e vështira nga virusi COVID19.

Buxheti total për këtë thirrje publike është 38.250.000den

Norma e interesit fikse 0% në nivel vjetor.

Afati i pagesës deri në 2 vite me grejs periudhë prej 6 muajsh.

Afati për aplikim zgjat 30 ditë nga data 26.03.2020.

Në linkun e mëposhtëm mund ta gjeni formularin:

https://www.mbdp.com.mk/images/vesti/javen-oglas-covid-pkf/javen-povik-covid-19-mk.pdf

Duke i respekuar rekomandimit të mbrojtjes së shëndetit publik, i tërë procesi për aplikim për këto mjete do të bëhet në mënyrë elektronike dhe dokumentacioni përkates do të dërgohet në e-mail adresën e vetme të shpallur në Thirrjen publike: (kreditiranjecovid1@mbdp.com.mk). Për më tepër informata na kontaktoni në numrin e telefonit +389 2 3239 252dhe e-mail adresën: info@oemvp.org