Konkluzione nga mbledhjet e Qeverisë

Pjesë e konkluzioneve nga mbledhja e 26-të dhe 27-të e Qeverisë, lidhur me situatën e krijuar me koronavirusin – #COVID19:

  • Në seancën e saj të 26-të, Qeveria miratoi një Urdhëresë me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit të Falimentimit gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme. Ku të gjitha procedurat e filluara, si procedure paraprake e hapjes së procedures së falimenimit dhe hapjen e procedures së falimentimit ndaj debitorit falimentues, do të shtyhen për kohën që zgjat gjendja e jashtëzakonshme;
  • Qeveria solli vendim për heqjen e tarifës së importit – masës doganore për mallra të caktuara – furnizime mjekësore;
  • Në këtë seancë, Qeveria miratoi një vendim për ndryshimin e Vendimit për caktimin e çmimeve më të larta për disa produkte në tregtinë me shumicë dhe pakicë. Sipas këtij vendimi për përcaktimin e çmimeve më të larta të produkteve të caktuara në tregtinë me shumicë dhe pakicë në nenin 1 të këtij vendimi, fjalët “dhe dezinfektuesit” plotësohen me fjalët “furnizime mjekësore dhe pajisje mjekësore dhe pajisje”;
  • Në seancën e saj të 26-të, Qeveria miratoi një urdhëresë me fuqi ligjore për ndryshimin e Ligjit për detyrimet. Miratimi i kësaj urdhërese ka për qëllim lehtësimin e kushteve të punës dhe pagesën e sektorit real ekonomik, si dhe qytetarëve të vendit në kushte të situatës ekonomike të trazuar rëndë dhe likuiditetit të personave juridikë;
  • Në seancën e 27-të, Qeveria vendosi të ndalojë lëvizjen në komunën e Kumanovës, dhe rekomandohet që operatorët ekonomikë me kapacitet të madh prodhimi dhe shitje në territorin e komunës së Kumanovës t’i rregullojnë punët e tyre me një numër të zvogëluar të punonjësve, duke pasur parasysh ndalimin e hyrjes dhe daljes nga dhe brenda territorit të komunës së Kumanovës;
  • Qeveria ka miratuar një urdhëresë me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për turizmin gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Urdhëresë që agjensionet e udhëtimit do të lëshojnë kuponë me vlerë shumën e paguar për aranzhmanin e anuluar si rezultat i krizës me Coronavirus-in.