Home / Uncategorized / OEMVP mirëpret kryesinë e Odës Industriale të Eskishehir

OEMVP mirëpret kryesinë e Odës Industriale të Eskishehir

OEMVP mirëpret kryesinë e Odës Industriale të Eskishehir
20 janar 2025, Shkup – Në hapësirat e OEMVP, Kryetari i Kuvendit të Odës z. Nazmi Ejupi së bashku me Drejtorin Ekzekutiv dhe anëtarë të Këshillit drejtues, zhvilluan takim me Kryetarin e Odës Industriale të Eskishehir, z.Rustu Sentuna së bashku me përfaqësues tjerë po nga i njëjti institucion.
Ky takim u fokusua në avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë midis anëtarëve të të dyja palëve, si dhe nxitjen e shkëmbimit tregtar me bizneset nga rajoni dhe më gjerë. Në diskutim u theksuan rëndësia e partneriteteve strategjike, krijimi i mundësive të reja për investime si dhe mundësia e rritjes së bashkëpunimit global në interes të zhvillimit ekonomik.
OEMVP mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të lidhjeve me odat ekonomike brenda dhe jashtë vendit, duke u angazhuar për të krijuar ura bashkëpunimi që fuqizojnë ekonominë dhe bizneset anembanë globit.