Home / Lajmet / Njoftime / Thirrje për praktikant në projektin prestigjoz të OEMVP, TOP 100

Thirrje për praktikant në projektin prestigjoz të OEMVP, TOP 100

Thirrje për praktikant në projektin prestigjoz të OEMVP, TOP 100

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) – Shkup, është një organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse e cila punon në zhvillimin dhe përfaqësimin e interesave të biznesit si dhe krijimin e mjedisit të pështatshëm për zhvillim. OEMVP bën organizimin, avancimin, mbrojtjen e interesave dhe promovimin e bizneseve në vend dhe jashtë, përkrah sfidave të konkurrencës globale. Për implementimin e aktiviteteve të programuara, në bazë të strategjisë së vendosur, OEMVP ka nevojë për praktikantë që do të përfshiheshin në punën e OEMVP-së.

Kualifikimet e nevojshme:
– Njohje të gjuhës angleze;
– Njohje të gjuhës maqedone;
– Njohje të punës me kompjuter.

Praktikanti do të ketë detyrat në vijim:

– Përkrahje në punën administrative;
– Zbatim të aktiviteteve të projektit TOP 100;
– Punë të tjera.

Përfitime për praktikantin:

– Ngritje dhe përforcim të kapaciteteve individuale;
– Fitimin e njohurive dhe përvojave të reja;
– Përvojë në punë ekipore në projekte;
– Mundësi punësimi në rast të përkrahjes së siguruar financiare;
– Shoqërim, zbavitje dhe shkëmbim të energjisë pozitive.

Të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV në adresën në vijim: info@oemvp.org ose në adresën: Rr. Dimitrie Çupovski nr. 13, 1000 Shkup, me mbishkresën ”Thirrja për praktikantë”.

2