OEMVP vazhdon me aktivitetin e Roadshow
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore edhe gjatë kësaj periudhe të vështirë për bizneset, vazhdon me misionin e saj që të jetë më afër tyre, të njoftohet me problemet reale që shfaqen gjatë veprimtarisë së përditshme afariste. Kryetari i OEMVP-së, z. Nebi Hoxha dhe nënkryetari i saj z. Salim Hasani vazhdojnë me traditën e Roadshow duke vizituar disa kompani në rajonin e Tetovës. Sot u vizituan kompanitë: Tre Prom, e cila merret me prodhim të shtëpive të parafabrikuara, mobiljeve të drurit, konstrukcioneve të drurit dhe të tjera. Donika Plus, e cila posedon materiale zyrtare dhe shkollore, me më shumë se 35 brende te importuara nga Evropa dhe Azia dhe Sun & Stars, e cila merret me shitje të veshjeve “second hand” si dhe paketimit të ujit të burimit I am water Scardica.
OEMVP inkurajon bizneset që të mbështeten tek Oda, me qëllim që të arrihet një zhvillim më i lartë ekonomik si dhe të ngritet niveli i mirëqenies shoqërore.