U.D. Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, z. Nuhi Aliu, realizoi takim me Kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, z. Branko Azeski. Takimi u karakterizua nga një atmosferë bashkëpunuese dhe u fokusua në forcimin e raporteve institucionale mes dy odave, të cilat prej shumë vitesh luajnë rol kyç në përfaqësimin e interesave të komunitetit të biznesit në vend.
Takimi ofroi gjithashtu mundësinë për shkëmbimin e ideve dhe ekspertizës ndërmjet dy institucioneve, me fokus në fillimin e iniciativave të reja dhe avancimin e atyre ekzistuese me qëllim krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e sektorit privat.
Në këtë drejtim, u konfirmua vullneti i përbashkët për të konsoliduar bashkëpunimin institucional, duke e forcuar rolin e odave si partnerë të besueshëm të bizneseve dhe institucioneve dhe dhe duke krijuar klime të qëndrueshme ekonomike që i shërben jo vetëm komunitetit të biznesit, por edhe zhvillimit të përgjithshëm shoqëror në Maqedoninë e Veriut.






