Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Super kompani prezente në panairin ndërkombëtar të ndërtimit në Bursë, Turqi

Super kompani prezente në panairin ndërkombëtar të ndërtimit në Bursë, Turqi

Super kompani prezente në panairin ndërkombëtar të ndërtimit në Bursë, Turqi

Në datat 24–27 Prill 2025 në Qendrën Ndërkombëtare të Panairit në Bursa, u mbajt panairi ndërkombëtar i ndërtimit dhe pronave të paluajtshme, ku morri pjesë kompaniа anëtare e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Super kompani.

Ky panair mblodhi mbi 1000 biznismenë nga 70 shtete të ndryshme të botës, duke ofruar një platform për prezantimin e materialeve më të avancuara ndërtimore, teknologjive të qëndrueshme si dhe inovacioneve më të fundit në këtë sektor. Ngjarja shërbeu gjithashtu si një mundësi konkrete për eksplorimin e tregjeve të reja për investim dhe nxitjen e bashkëpunimeve të reja në industrinë e ndërtimit dhe atë të pasurive të paluajtshme.

Pjesëmarrja e Super kompani në këtë panair u realizua me mbështetjen e OEMVP-së, në kuadër të shërbimeve për organizimin dhe asistimin e kompanive anëtare në panaire ndërkombëtare, me qëllim të rritjes së prezencës së tyre në tregjet globale dhe zgjerimit të mundësive për bashkëpunim ndërkombëtar.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore vazhdon të jetë një partner i fuqishëm në avancimin e kompanive anëtare, duke ofruar mbështetje të drejtpërdrejtë për rritjen e kapaciteteve të tyre konkurruese, promovimin në tregje të reja dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik përmes ndërlidhjes së biznesit dhe nxitjes së inovacionit.