Kryetari i OEMVP, z. Qyra, dhe Drejtori, z. Zekiri të pranishëm në ceremoninë e pranim-dorëzimit të detyrës së Rektorit të ri të Universitetit “Nënë Tereza”.

Sot u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së Rektorit të ri të Universitetit, ku e njëjta iu dorëzua prof. Dr. Bekim Fetaji.  Pjesëmarrja e përfaqësuesve të OEMVP-së në këtë ngjarje thekson rëndësinë që Oda i kushton bashkëpunimit ndërmjet arsimit të lartë dhe sektorit privat. OEMVP vazhdon të mbështesë nisma që synojnë krijimin e një kuadri profesional të përgatitur sipas nevojave të tregut të punës dhe zhvillimeve ekonomike.

Në këtë rast, Kryetari Qyra dhe Drejtori Zekiri i uruan Prof. Dr. Fetajit suksese në detyrën e tij të re si Rektor, duke shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin në fusha me rëndësi të ndërsjellë si zhvillimi i kapitalit njerëzor, inovacioni dhe lidhja më e fortë midis botës akademike dhe biznesit.

OEMVP mbetet e angazhuar në mbështetjen e iniciativave që kontribuojnë në avancimin e sistemit arsimor dhe zhvillimin ekonomik të vendit.