Shpallje për Kryetar të OEMVP-së
Në bazë të nenit 21 të Statutit të OEMVP-së dhe në bazë të konkluzës numër gjashtë të mbledhjes së VI-të të Këshilli Drejtues, të mbajtur me datë 30.09.2019, Komisioni për organizimin e Kuvendit Zgjedhor 2019, solli vendim për shpallje publike për:
Kryetar të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore
Kandidatët krahas kushteve të përgjithshme të përcaktuara me ligj, duhet të plotësojnë edhe kushtet e veçanta të parapara me Statutin e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe atë:
- Të jetë qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
- Të jetë anëtar i OEMVP-së;
- Të ketë biznes të suksesshëm dhe mirë të etabluar;
- Të zotërojë së paku një gjuhë të huaj;
- Të mos ketë funksion politik, konform rregullave të statutit të OEMVP;
- Të përpiloj plan program pune për mandatin katër vjeçar;
- Të dorëzoj letër motivimi;
- Të dorëzoj CV;
- Të sigurojë vërtetim nga Gjykata Kompetente se kundër personit në fjalë nuk ka proces të hapur gjyqësor;
- Të sigurojë vërtetim nga Regjistri Qendror për regjistrimin e kompanisë;
- Të sigurojë vërtetim nga Regjistri Qendror për Bilancin e gjendjes dhe suksesit dhe
- Të sigurojë vërtetim nga Gjykata kompetente se kompania nuk është e përfshirë në ndonjë proces gjyqësor.
Dokumentet e lartshënuara kandidatët duhet ti dorëzojnë në zyrat e OEMVP-së, në Shkup, rr.Dimitrija Çupovski nr. 1.
Konkursi për paraqitje të kandidatëve është i hapur prej 01 nëntor 2019 deri më 15 nëntor 2019.