Home / Lajmet / Lajmet e fundit / OEMVP shpalli TOP 100 kompanitë më të suksesshme për vitin 2018

OEMVP shpalli TOP 100 kompanitë më të suksesshme për vitin 2018

OEMVP shpalli TOP 100 kompanitë më të suksesshme për vitin 2018

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore shpalli TOP 100 kompanitë më të suksesshme gjatë vitit të kaluar në Maqedoninë e Veriut. Ky manifestim është shndërruar në traditë dhe për të nëntën herë bën përzgjedhjen e kompanive më të suksesshme që gjatë vitit 2018 janë përzgjedhur në bazë të pesë kriteriumeve kryesore, siç janë: qarkullimi vjetor, neto fitimi, numri i të punësuarve, investimet dhe ROE (kthimi i kapitalit).

Çmimin e parë e morri kompania Vardar Dolomit, çmimin e dytë e morri kompania Alma-M, çmimin e tretë e morri Kipper Market, çmimin e katërt Neptun si dhe çmimin e pestë e morri kompania Dauti Komerc.

Çmimin për rritje më të shpejtë gjatë tri viteve të fundit e morri kompania Gajret nga Struga, çmimi për biznes të suksesshëm të udhëhequr nga gruaja shkoi në duart e Uniqa Life dhe Global Markets Award u fitua nga kompania Slice.

 

2