Home / Lajmet / Njoftime / Samiti Global për Investime në Maqedoni 2012 – Ohër

Samiti Global për Investime në Maqedoni 2012 – Ohër

  Qëllimi kryesor i Samitit është të prezantojë mundësitë e investimeve dhe eksportit të Maqedonisë para përfaqësuesit e diasporës dhe investitorë të tjerë potencial. Në këtë samit do të marrin pjesë liderët e biznesit nga diaspora, profesionistë të lartë nga korporatat globale, ministrat dhe përfaqësuesit e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, si dhe biznesmenë të suksesshëm nga vendi. Samiti është një mundësi unike për të lidhur dhe stimuluar bashkëpunimin në mes kompanive të Maqedonisë që kanë projekte zhvillimore dhe kapacitete eksportuese me kompanitë e huaja, në mënyrë që të arrihet përparim dhe sukses i përbashkët.

  Makedonija 2025 nëpërmjet programeve të saj ekonomike është e angazhuar për pozicionimin e Maqedonisë si një destinacion i preferuar për investimet e huaja direkte, si dhe promovimin e industrive konkurruese të vendit në tregjet globale. Besojmë  se ky organizim do të jetë një hap i rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve në mes diasporës dhe  komunitetit të biznesit të Maqedonisë,  me qëllim të stimulimit të tregtisë, investimeve dhe zhvillimit ekonomik.

  Do të jetë nder i madh për ne të jeni pjesë e këtij organizimi dhe së bashku të bëjmë të suksesshëm Samitin e parë Global për Investime në Maqedoni.

  Temat në Samitin Global të Investimeve do të jenë:

• Perspektivat globale ekonomike dhe politike

• Kushtet për të bërë biznes në Maqedoni

• Klima e Investimeve në Maqedoni – përvoja e investitorëve të huaj ekzistues

• Produktet vendase dhe shërbimet vendase globalisht konkuruese – modele të suksesshme të bashkëpunimit në mes kompanive vendase dhe atyre nga diasora

• Financimi i eksportit dhe projekteve investuese – nga mikrofinancimi deri tek sigurimi i financime të mëdha për investime

• Bashkëpunimi me dijasporën me qëllim të krijimin të mundësive ekonomike

 

  Pjesëmarrës në samit do të jenë: Z. Nikola Gruevski, Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Samih Elhage – Drejtor Operativ dhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të Nokia Siemens Network, Kurt Geiger – Drejtor i Bordit të Raiffeisen Bank International, Mike Zafirovski – këshilltar i lartë i Blackstone Group dhe kryetar i Makedonija 2025 dhe të tjerë.

Bashkangjitur keni ftesën dhe shpalljen rreth këtij organizimi.

 

Për çdo informatë plotësuese kontaktoni në e-mail: fatima.vela@oemvp.org ose në telefon 076-397-504.