5 në 12 – Propozim masat antikrizë për Qeverinë
Sot në hapësirat e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore u mbajt konferencë për shtyp: “5 në 12: Propozim masat antikrizë për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë”.
Në këtë konferencë, OEMVP doli me një listë të masave antikrizë që shpresojmë do japin një impuls më të madh bizneseve dhe ekonomisë në përgjithësi në shtetin tonë. Masat antikrizë janë të grupuara në disa kategori: si masat e përgjithshme, për rritjen e likuiditetit, masa administrative, masa në fushën e infrastrukturës, në sektorin energjetik e tjerë.
Sipas OEMVP-së dialogu i hapur do të thotë shpalosja e hapur e problemeve me të cilat ballafaqohet shteti si dhe sektori privat, dhe gjetja adekuate e masave pa cënuar për asnjë moment funksionimin e mirëfilltë të shtetit.
Gjithashtu, OEMVP-ja propozon masë për kthimin me emergjencë dhe efikasitet më të lartë të TVSH-së nga ana e institucioneve qeveritare, si dhe kthim me urgjencë të borxhit shtetëror ndaj kompanive në emër të shërbimeve dhe punëve të kryera. Kjo të bëhet duke marrë përsipër nga ana e bankave komerciale borxhin e shtetit ndaj kompanive. Si shlyes të obligimeve të paraqiten bankat, kurse shteti në emër të bonove të thesarit ose ndonjë modalitet tjetër të jep garancë bankave për shlyerjen e borxhit të marë.
Si një ndër masat tjera të OEMVP-së janë edhe hapja e investimeve infrastrukturore kapitale në rajonin e Maqedonisë veri-perëndimore dhe mbarimi i procedurave administrative si dhe aktivizimi me urgjencë i zonës ekonomike në Tetovë dhe Kerçovë.
Comments are closed.