Organizator i kësaj konference është Oda Ekonomike e Europës – Libisë, themeluesi i saj drejtori gjeneral z. Klaudio Kasuto (Claudio Cassuto).
Кјо është një mundësi e mirë për vlerësim më të hershëm të mundësive ekonomike të cilat Libija do t’i prezantojë në aspekt më të gjërë në programën për ripërtrirjen e shtetit, pas rrënies së regjimit të kaluar.
Pjesëmarrësit do të informohen për aftësitë e reja udhëheqëse dhe procedurat rregullative-ligjore, kurse nga biseda me pjesëmarrësit eminent do të mësohet se si të kyçen të interesuarit në udhëheqjen e suksesshme të biznesit lidhur me strategjinë për investim në Libi.
Në këtë Samit do të diskutohen: nafta dhe energjia, infrastruktura dhe mjedisi jetësor, mundësitë për investime, politika e re për zhvillimin ekonomik, sofistikimi i komunikacionit rrugor dhe komunikimit, marrëdhënie të reja Libi – Europë, investimet në shëndetësi – përdorimi i teknologjive më të reja në spitalet dhe klinikat, sektori informatik-teknologjik dhe ai i komunikimit, investimet e huaja, sektori bankar dhe shërbimet financiare.
Në web faqen www.eulibyacc.org çdo ditë mund të ndiqni informacionet më të reja rreth Samitit, ku do të gjeni edhe programën e Samitit.
Për më tepër informata kontaktoni në e-mail: fatima.vela@oemvp.org


