MIRATOHET DEKRETI: Ndryshimi i kushteve të marrëveshjes së kredisë së qytetarëve dhe firmave gjatë gjendjes së jashtëzakonshme

Sjellet urdhëresë me të cilën vërtetohet se si bankat dhe kursimoret do të munden gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme, të Ju mundësojnë qytetarëve dhe kompanive të paguajnë këstet me vonesë dhe lehtësime të tjera të cilat do të lehtësojnë servisimin e kredive gjatë kohës së krizës me koronavirusin.

Urdhëresa lejon që ndryshimi i kushteve të kontratës për kreditë të bëhet më shpejtë dhe më thjeshtë, pa rrezikuar shëndetin publik – pa vizituar zyrat dhe degët e bankave dhe duke pritur në rresht në sportele për të nënshkruar anekset e kontratave.

Ashtu siç bëhet e ditur, në përputhje me ndryshimet e fundit rregullatore, bankat dhe kursimoret qytetarëve dhe kompanive do të ofrojnë më shumë përparësi si:
– shtyrje gjegjësisht grejs periudhëpër shlyerje të kredive;
– zgjatje të shlyerjes së kredisë për një periudhë më të gjatë;
– normë më të ulët të interesit etj.

Kjo vlen për të gjitha produktet e kreditit:
-kredi konsumatorësh, kredi banimi, kredi hipotekave, kredi të veturë etj;
-kartela kreditore;
-mbitërheqje e lejuar (minusi i miratuar);
-kredi për kompanitë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.nbrm.mk/ns-newsarticle-soopstenie-2632020-al.nspx