Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore merr kryesimin e Platformës për Dialog Publiko-Privat

Platforma për Dialogun Publiko-Privat e cila funksionon që nga viti 2018 u krijua si përgjigje e nevojave dhe kërkesave për përfaqësimin e kompanive në bisedimet me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për përmirësimin e klimës së biznesit dhe pjesëmarrjen në procesin e miratimit të zgjidhjeve të reja ligjore si dhe aplikimin e zgjidhjeve më të mira për ligjet aktuale që shqetësojnë kompanitë.

OEMVP do të kryesojë me Platformën për gjashtë muaj, gjegjësisht deri në fund të vitit 2022. Në platformën e përbashkët për Dialogun Publiko-Privat janë të kyçur katër odat më të mëdha në vend, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore; Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut; Oda Ekonomike e Teknologjisë Informatike dhe të Komunikimit – MASIT dhe Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë.

Me udhëheqjen e këtij Komisioni, OEMVP së bashku me partnerët tjerë, do të mundëson që të dëgjohet zëri i komunitetit të biznesit nga ana e institucioneve përkatëse.