Kompanitë pjesë e programit për transformim post COVID-19 të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, sot morrën pjesë në trajnimin për marketing digjital. Trajnimi u zhvillua nga Venhar Ramadani, pronar i portalit Telegrafi në Maqedoninë e Veriut, i cili u dha pjesëmarrësve njohuri teorike dhe praktike të botës digjitale dhe potencialeve dhe rreziqeve të komunikimit përmes mjeteve digjitale të marketingut. Trajnimi është pjesë e Programit për transfomim të kompanive Post Covid 19 që realizohet nga OEMVP me përkrahjen e Projektit të USAID-it për zhvillim të ekosistemit afarist.
Në trajnim u bisedua dhe diskutua për atë si krijohet përmbajtje për një faqe në internet, si të prezantohen kompanitë përmes mediave online, si përdoren mjetet digjitale për prezantim më të mirë, përdorimin e rrjeteve sociale dhe rëndësinë e komunikimit përmes teknologjive digjitale me audiencën. Gjatë trajnimit, përfaqësuesit e OEMVP-së dhe trajnuesi përgjigjeshin dhe në pyetjet e pjesëmarrësve për marketingun digjital dhe procesin e digjitalizimit përmes krijimit të përmbajtjes së marketingut për rrjetet sociale dhe video promovim.
Çdo kompani që do të jetë pjesë e programit do të fitojë program të veçantë post Covid-19, biznes plan, trajnime për shitje, online marketing, negociim, mentorim, plan aksionar dhe video promovuese. Kompanitë gjithashtu fitojnë dhe anëtarësim falas dhe mbështetje të plotë për të ruajtur tregjet ekzistuese, për të zgjeruar biznesin e tyre, për të hapur tregje të reja dhe për të rritur shitjet, promovimin dhe kapacitetin e tyre të prodhimit, krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritje të të ardhurave.






