Home / Uncategorized / OEMVP pjesëmarrëse në konferencën ekonomike të organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare

OEMVP pjesëmarrëse në konferencën ekonomike të organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare

OEMVP pjesëmarrëse në konferencën ekonomike të organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare

16.05.2025, Prishtinë – U mbajt konferenca e organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare, ku me ftesë të kryetarit të së njëjtës z. Omer Nura, morën pjesë edhe përfaqësuesit më të lartë të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Kryetari, z. Mendi Qyra, Kryetari i Kuvendit, z. Nazmi Ejupi, si dhe Kryetari i Nderit, z. Xhemail Dauti, së bashku me kompanitë anëtare Pluska Кompani dhe Gradis KOO.

Kryetari Qyra u nderua me një fjalë rasti, dhe i njëjti theksoi bashkëpunimin e qëndrueshëm dhe efektiv me Odat Ekonomike të Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe rëndësinë e Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare, duke i falënderuar për iniciativën e tyre që krijon një urë lidhëse të rëndësishme për dialog, shkëmbim përvojash dhe zhvillim të përbashkët ekonomik ndërmjet bizneseve shqiptare.

Ngjarja vijon me takime B2B mes bizneseve, panel diskutimi mbi Fondin për garanci kreditore, si dhe darkë rrjetëzimi ku pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të shkëmbejnë ide, të eksplorojnë mundësi bashkëpunimi, si dhe të zgjerojnë rrjetin e tyre profesional

Ngjarja përforcon rëndësinë e bashkëpunimit të sektorit privat dhe dëshmon se kur mërgata dhe bizneset vendore bashkëveprojnë, krijohen mundësi reale për zhvillim dhe progres të qëndrueshëm.