“OEMVP takon Opozitën shqiptare: Diskutojnë ekonominë dhe biznesin – kërkohet zgjidhje e problemeve”

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në krye me Kryetarin e saj z. Qyra, drejtorin ekzekutiv, dhe anëtarët e bordit, realizuan takim me Opozitën shqiptare në vend.

Qëllimi i takimit ishte të shpalosen prioritetet e të dyja palëve për vitin aktual por edhe qëllimet afagjate të të njejtëve, ku OEMVP insistoi në pikat të cilat bizneset i kanë si sfida kryesore, duke u nisur nga:
Fuqia punëtore, Unifikimi i tarifave doganore, zgjedhja e problematikave të shumta të Zonës së Vizbegut si dhe Urbanizmi dhe Energjetika.

Përfaqësuesit e OEMVP-së potencuan rëndësinë e krijimit të një mekanizmi i cili do të vë në funksion sistemin koncensual të vendimmarrjes sa i përket politikave ekonomike, me qëllim që të njejtat të zbatohen, të kenë vazhdimësi dhe të mos cënohen kur ndryshojnë qeveritë.

OEMVP si institucion i pavarur, bashkëpunon me të gjithë akterët relevant në drejtim të përmirësimit të klimës për biznes, si parakusht për stabilitet socio-ekonomik të vendit dhe qytetarëve të saj.