Promovimi i projektit „Dallimet janë në modë – promovimi i multikulturalizmit në nivel lokal”

07 Prill 2016 – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në bashkëpunim me Asociacionin për Iniciativa Demokratike (ADI) dhe Asociacionin multietnik  “Florens Najtingël” në hapësirat e UEJL  prezantuan projektin „Dallimet janë në modë – promovimi i multikulturalizmit në nivel lokal”.

Gjatë prezantimit të projektit u theksua se projekti në fjalë përfshinë ngritjen e kapaciteteve të pushtetit lokal, mbështetjen në përgatitjen e Strategjive për përmisimin e dialogut ndërkulturor në komunat Kumanovë, Strugë dhe Mavrovë-Rostush qe do të përfaqësojnë mekanizëm të institucionalizuar për të gjithë aktoret kyç në nivel lokal për angazhimin e tyre të vazhdushëm në përmisimin e dialogut ndëretnik dhe ndërkulturor.

Gjithashtu, projekti do të përkrah organizatat e shoqërisë civile në zbatimin e aksioneve me markë multikulturore.

Në promovimin e projektit fjalën përshëndetëse e kishte Drejtori i parë Ekzekutiv zotëri Albert Musliu dhe Përfaqësuesi për bashkëpunim i Delegacionit të Bashkimit Evropian zotëri Martin Klaucke, i cili përshëndeti të gjithë mysafirët e pranishëm dhe tregoi mbështetje për aktivitetet  të cilat forcojnë bashkëpunimin e bashkësive ndëretnike në vend. Kryetarja e Komunës së Tetovës  zonja Tetuta Arifi si dhe Kryetari i Komunës së Mavrovë-Rostushës zoteri Mukrem Mehmedi dhanë mbeshtetje për projektin  dhe i dhanë kahje aktiviteteteve që pushteti lokal ka ndërmarrë në promovimin e marrëdhënieve ndër-etnike.

Në këtë ngjarje morrën pjesë Kryetarët e komunave, kryesuesit e Këshillave komunale, anëtarë të Komisioneve për marrëdhënie mes bashkesive të komunave, organizata lokale civile, institucione shtetërore dhe mediume.

Projektin e realizon Asociacioni për Iniciativa Demokratike (ADI) në partneritet me Asociacionin multietnik  “Florens Najtingël” dhe Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perendimore” dhe është me perkrahje financiare nga Bashkimi Evropian.

Comments are closed.