Home / Lajmet / Lajmet e fundit / “Promovimi i efikasitetit energjetik për bizneset: OEMVP dhe Stopanska Banka nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi”

“Promovimi i efikasitetit energjetik për bizneset: OEMVP dhe Stopanska Banka nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi”

“Promovimi i efikasitetit energjetik për bizneset: OEMVP dhe Stopanska Banka nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi”

Në kuadër të pakos së re të shërbimeve për transformimin e bizneseve në biznese të gjelbra, OEMVP vazhdon me nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit me anëtarin dhe sponzorin e saj, Stopanska Banka.

Kjo iniciativë synon të mbështesë kompanitë në përmirësimin e efikasitetit energjetik dhe kalimin drejt praktikave të qëndrueshme, duke rritur konkurrencën e tyre në tregjet vendase dhe ndërkombëtare.

Përmes këtij partneriteti, anëtarët e OEMVP do kenë qasje në kredi me norma të favorshme interesi, duke mundësuar zhvillimin dhe implementimin e projekteve inovative në fushën e efikasitetit energjetik, duke thelluar bashkëpunimin midis sektorit privat dhe institucioneve financiare. Ndër tjerash, OEMVP dhe Stopanska Banka do të mbështesin ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme gjatë procesit të aplikimit për financim.

Kjo iniciativë është pjesë e grant projektit të OEMVP “Liderët e Bizneseve të Gjelbërta” © i cili implementohet në bashkëpunim me Shoqatën për Menaxhim dhe Konsulencë MKA-2000 dhe realizohet në kuadër të Projektit të mbështetur nga USAID North Macedonia “Aktiviteti për Fuqizimin e Ekosistemit Afarist”, të implementuar nga Strategic Development Consulting.