13 Korrik 2016 – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimire në bashkëpunim me Fondin për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, sot për të gjithë kompanitë anëtare të interesuara organizoi prezantim lidhur me thirrjen e fundit për grante për start-up dhe kompanitë spin-off. Gjatë këtij prezantimi anëtarët u informuan rreth mundësive të financimit, procedurat e aplikimit dhe përmbajtjen e paketës për instrumentin Grantet për bashkë-financim për start-up, kompanitë spin-off dhe inovacionet, për të cilën janë siguruar mjete në vlerë prej 450.000 euro për mbështetjen e 15 ndërmarrjeve për këtë vit.
Thirrja publike për instrumentin do të jetë e hapur deri në 26 Korrik 2016. Gjatë prezantimit kompanitë pjesëmarrëse patën rastin të diskutojnë edhe rreth përgatitjes së propozim projekteve: për aplikimin, buxhetin e projektit dhe proekcionin financiar.






