Ambasadori i Egjiptit në Sofje të Bulgarisë, në OEMVP për të inicuar bashkëpunim bilateral ekonomik

Shkup, 30.09.2022 – Drejtori ekzekutiv i OEMVP z. Drilon Iseni dhe menaxheri operativ z. Durim Zeqiri mirëpritën në takim Ambasadorin e Egjiptit në Republikën e Maqedonisë së Veriut me seli në Sofje, z. Khalid Emara.

Në fokus të diskutimin në takimin e realizuar ishte bashkëpunimi në mes dy shteteve respektive  si dhe diskutimi mbi krizën aktuale me energjinë elektrike, ku z. Iseni theksoi se Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore  përfaqësuese legjitime e komunitetit të biznesit në vazhdimësi është në komunikim me anëtarësinë dhe me institucionet shtetërore me qëllim që e njëjta të tejkalohet me sa më pak dëme si për bizneset ashtu edhe për qytetarët

Poashtu u diskutua edhe rreth mundësisë së bashkëpunimit bilateral ekonomik mes dy vendeve respektive, nëpërmjet identifikimit të pikave të përbashkëta ekonomike të cilat janë të nevojshme në aspekt të ndërsjellë, me qëllim të qasjes në produkte dhe shërbime më të volitshme por gjithsesi kualitative.

OEMVP është gjithmonë e hapur për bashkëpunime nga të cilat komuniteti i biznesit por edhe ekonomia e shtetit në përgjithësi mund të përfitojë.