OEMVP zhvilloi prezantim para nxënësve të SH.M.Q.SH “SARAJ”

22 Prill 2019 – Sot OEMVP-ja si nikoqir zhvilloi prezentimin e aktiviteteve dhe shërbimeve të odës si mbështetës kryesor i biznesit në vend, për nxënësit e SH.M.Q.SH “SARAJ”, event i natyrës edukative.

Temat të cilat u prezentuan ishin – Themelimi dhe zhvillimi odës, ndermarrësia sot, detyrimet e bizneseve ndaj shtetit, rregulativa ligjore, financa dhe trendet e ndërmarrësve të ri.

Prezentues ishte Milaim Ahmeti, menaxher operativ i OEMVP, i cili me shumë profesionalizëm dhe entuziazëm për nxënësit, arriti që përpos prezantimit të hap edhe tema diskutimi mes të pranishmëve të cilët ishin mjaft të interesuar për Odën dhe punën e saj.

Prezantimet e kësaj natyre, janë të rëndësishme për OEMVP-në sepse qëllimi i odës tonë është motivimi dhe stimulimi i të rinjëve në sferën e afarizmit në Maqedoni.