OEMVP- pjesëmarrëse në Panairin e Karrierës të organizuar nga UEJL

23 Prill 2019 – Sot në Universitetin e Europës Jug-Lindore (UEJL) në Tetovë, u organizua Panairi i karrierës që është një mundësi e mirë për studentët që të takohen drejtpërsëdrejti me përfaqësues të kompanive më të njohura në Maqedoninë e Veriut.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore si përkrahëse e të rinjve gjithnjë gjen mënyra të reja për ti stimuluar ata drejt inkuadrimit profesionial në fuqinë punëtore në vend, stimulimi është i dyanshëm sepse bën thirrje edhe për kompanitë të jenë korekte dhe ti trajtojë ata si resusr i vlefshëm. Këtë vit si dhe vitet më parë OEMVP mer pjesë në Panairin e Karrierës dhe ka të siguruar  një hapësirë për pritje të studentëve që janë të interesuar të mësojnë diçka më shumë rreth odës.

Në këtë panair kishte nderin të mer fjalë rasti edhe kryetari i Odës Ekonomike së Maqedonisë Veri-Perëndimore z. Nebi Hoxha i cili foli për rëndësinë e inkuadrimit të studentëve në aktivitetet afariste.

“Më gëzon fakti që sot këtu shoh shumë të rinj që kanë potencial të jenë sipërmarrës. Mundësitë e biznesit gjenden rreth e rrotull nesh. Sfida e parë për ju studentë është të gjeni idenë e duhur, e cila përputh burimet, interesat, aftësitë dhe përvojat tuaja me nevojat e tregut dhe klientëve.”

Studentëve në këtë panair u jepet një mundësi e mire për të shkëmbeyer ide, kërkesa, interesa të përbashkëta, të zgjedhin kompaninë për të kryer mësimin praktik apo institucionin për punësim.