Home / Lajme nga anëtarët / Komercijalna Banka prezantoi shërbimin për identifikimin elektronik të klientëve pa vizituar sportel

Komercijalna Banka prezantoi shërbimin për identifikimin elektronik të klientëve pa vizituar sportel

Komercijalna Banka prezantoi shërbimin për identifikimin elektronik të klientëve pa vizituar sportel

Klientët e Komercijalna Banka fituan një mjet të ri dhe modern për përdorimin e produkteve dhe shërbimeve përmes identifikimit elektronik dhe pa vizituar sportelin, gjë që e bën Bankën të parën në vend që mundëson zbatimin praktik të këtij shërbimi në transaksionet e tyre të përditshme financiare.

Mirë se erdhët në bankingun plotësisht digjital! Klientët e Komercijalna Banka fituan një mjet të ri dhe modern për përdorimin e produkteve dhe shërbimeve përmes identifikimit elektronik dhe pa vizituar sportelin, gjë që e bën Bankën të parën në vend që mundëson zbatimin praktik të këtij shërbimi në transaksionet e tyre të përditshme financiare.

Me prezantimin e shërbimit të ri digjital për pranimin e identifikimit elektronik OneID, Banka, si lidere në treg, mundëson qasje të lehtë, të sigurt dhe të shpejtë në më shumë produkte dhe shërbime nga kudo në botë dhe në çdo kohë.

Komercijalna Banka, si pjesë e përkushtimit për përvojë superiore të përdoruesve, ka prezantuar përdorimin e identifikimit elektronik, duke ofruar privilegje të reja për klientët – persona fizikë, që nënkuptojnë liri, kursim i kohës dhe parave.

Duke përdorur identifikimin elektronik OneID, pa vizituar sportelin mund të përditësohen të dhënat personale dhe së shpejti do të mund të parashtrohet kërkesa përmes shërbimit Bankë Interneti për mbitërheqje të lejuar në llogari dhe për kredi konsumatore. Gjithashtu do të mundësohet aktivizimi në distancë i shërbimit Bankë Interneti, si dhe hapja e llogarisë së pagesës në Komercijalna Banka.
“Për kënaqësinë e klientëve dhe për kënaqësinë tonë të madhe, së bashku po hyjmë në dimensionin e ri të shërbimeve digjitale. Identifikimi elektronik OneID paraqet një zgjidhje moderne digjitale, të cilën Komercijalna Banka, në bashkëpunim me Nextsense dhe KIBS AD Skopje, po e prezantojnë, para së gjithash, për kënaqësinë më të madhe të klientëve tanë. Nëpërmjet OneID ata do të vërtetojnë identitetin e tyre pa vizituar sportelin, në lëvizje, nga zyra apo nga shtëpia në çdo kohë të ditës. Nëpërmjet qasjes online në shërbimet e Bankës, ne u kursejmë atyre kohë të çmuar sepse u duhet vetëm një herë të aktivizojnë identifikimin elektronik dhe ta përdorin atë sa herë që duhet të identifikohen. Komercijalna Banka, falë teknologjisë së saj digjitale më të avancuar dhe përvojës dhe njohurive profesionale, u siguron klientëve privatësi maksimale dhe mbrojtje të informacionit personal. Ndrësa ata, mbetet që të gëzojnë privilegjet e botës së thjeshtë dhe të sigurt digjitale”, tha Dr. Maja Stevkova Shterieva, Drejtoreshë kryesore financiare dhe anëtare e Këshillit drejtues të Komercijalna Banka.

Komercijalna Banka e mundësoi këtë shërbim digjital falë bashkëpunimit me kompaninë lidere të transformimit digjital NextSense, e cila së bashku me KIBS AD Skopje zhvilloi dhe mundësoi shërbimin OneID.

“Përmes bashkëpunimit tonë shumëvjeçar dhe mjaft të suksesshëm me Komercijalna Banka, ne arritëm të ofrojmë një kanal modern dhe bashkëkohor për ndërveprim me klientët e saj. Ky është një shembull praktik i mundësive që i ofron OneID, qëllimi i të cilit është të lehtësojë përmbushjen e detyrimeve tona të përditshme që ne i kryejmë tashmë me prezencë fizike nëpërmjet aplikimit të teknologjive digjitale të besueshme dhe të sigurta. Jemi të bindur se përmes bashkëpunimit me të gjithë partnerët tanë të cilët janë të përkushtuar fuqishëm në implementimin e mjeteve që mundësojnë transformimin digjital të proceseve, do t’ia arrijmë që përfitimet e zhvillimit teknologjik t’i sjellim drejtpërdrejt te qytetarët dhe komuniteti i biznesit”, tha Vasko Kronevski, Drejtor Ekzekutiv i NextSense.
Pasi të keni krijuar OneID, mund ta përdorni për t’u identifikuar në të gjitha kompanitë dhe institucionet që ofrojnë këtë shërbim. Identifikimi elektronik krijohet përmes aplikacionit mobil OneID, i cili është i disponueshëm në Google Play Store, App Store dhe AppGallery.
Më shumë informacion rreth identifikimit elektronik mund të gjeni në linkun në vijim: https://kb.mk/elektronska-identifikacija.nspx .

Komercijalna Banka mbetet e përkushtuar ndaj investimeve dhe zhvillimit të mjeteve të reja moderne digjitale, të cilat do t’u mundësojnë klientëve të gëzojnë përfitimet dhe privilegjet që i ofron bankingu digjital.