Kompanitë anëtare të OEMVP-së dëshmojnë përgjegjësinë e tyre shoqërore
Delegacion nga OEMVP, në krye me Kryetarin z. Nebi Hoxha, vizituan kompaninë anëtare Metaleks. Ajo është fabrikë më me renome për prodhimin e konstruksioneve metalike dhe prodhimeve tjera prej hekuri e themeluar që në vitin 1997, në Tetovë. Prej fillimit të punës kanë filluar edhe sukseset e kësaj kompanie të karakterizuar nga sasia dhe cilësia e produkteve, lloji i asortimentit, si dhe përmbushja e plotë e kërkesave dhe nevojave të konsumatorit.
Qëllimi i vizitës sot ishte që t’i jepet mirënjohje kësaj kompanie për kontributin dhe ndihmën e madhe që dha për familjarët e viktimave të prekura nga tërmeti në Republikën e Shqipërisë. Gjithashtu, OEMVP përgëzon punën dhe stafin e kësaj kompanie që në kohë rekorde krijuan shtretër me konstruksione metalike për të Ju ndihmuar viktimave në Republikën e Shqipërisë. Ky veprim i kompanisë le të jetë shembull për të gjithë kompanitë tjera dhe gjithmonë të kontribuojnë në përmirësimin e mirëqenies shoqërore. OEMVP-ja vlerëson lartë kontributin e bizneseve për përkrahjen e njerëzve dhe komuniteteve, si dhe të mjedisit, nëpërmjet përgjegjësisë së tyre shoqërore.