BE-DA Logistik, 10 vjetori jubilar

Kompanija BE-DA Logistik e cila kryen shërbime transporti, këtë muaj shënon 10 vjetorin e ekzistimit të saj. Si anëtare e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perrëndimroe, është kënaqësi të reflektohet mbi atë se si përgjatë viteve kjo kompani e shtroi rrugën e vet drejtë suksesit ku me dinjitet e përfaqëson vendin tonë në Evropë dhe Ballkan, duke ofruar zgjidhje logjistike kualitative.

Duke filluar me punë në vitin 2011 në Shkup, me gjithësej 5 të punësuar, sot ajo operon në 3 zyra dy nga të cilat gjenden në Durrës Shqipëri dhe Prishtinë Kosovë me 50 profesionistë të punësuar.

Kompanija Be-Da Logistik mundëson zgjidhje të transportit dhe logjistikës për çdo lloj të transportit (tokësor, detar, hekurudhor dhe ajror) dhe ofron shërbim të përkryer për sa i përket transportimit të sigurtë të mallrave për klientët e saj. Është krenari të potencohet që një kompani vendore kryen shërbime logjistik për kompanitë më të mëdha në Evropë, Maqedoni dhe rajon.

Si kompani e logjistikës e cila operon mbi gjithë teritorin e Evropës dhe Ballkanit, ata poashtu kanë edhe mjetet transportuese të vetat me qëllim për ti përmbushur nevojat e tregut vendor dhe evropian.

Sfida për të mbijetuar në treg me ekip profesional dhe shërbime kualitative është përmbushur dhe tani fokusi i ri është që me zyra të zgjërohen me pëfaqësit e veta edhe në Evropë.

Jemi të kënaqur që kompanija BE-DA Logistik si brend vendor ka shënuar kapituj të sukseshshme, e cila vazhdon të investon tek të punësuarit e vet dhe në digjitalizim, e cila është në hap me teknologjitë moderne dhe ndikon në rritjen e ekonomisë me veprimtarinë e saj për logjistikë dhe transport.

I urojmë përvjetorin jubilar të BE-DA Logistik dhe suksese të mëtutjeshme me kilometra të reja të panumërta të cilat do të pushtojnë teritore të reja!