OEMVP nënshkruan memorandume bashkëpunimi për menaxhimin e qëndrueshëm të mbetjeve me Eko-Fluid dhe Eko-Teks
Oda ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore nënshkroi dy Memorandume të bashkëpunimit me dy operatorë kolektiv për menaxhimin e mbeturinave dhe atë Eko-Fluid dhe Eko-Teks. Kjo nismë do të sigurojë që anëtarët e OEMVP të kenë qasje në shërbime për menaxhim të përgjegjshëm të mbetjeve, duke përfshirë riciklimin dhe depozitimin e mbetjeve të vajit dhe tekstilit.
Memorandumi me Eko-Fluid përfshin menaxhimin e mbetjeve të vajit ndërsa Memorandumi me Eko Teks, përfshin menaxhimin e mbetjeve të tekstilit për anëtarët tanë.
Këto partneritete synojnë të edukojnë dhe të nxisin kompanitë tona anëtare për të menaxhuar mbetjet në mënyrë të qëndrueshme dhe në përputhje me ligjet në fuqi.
OEMVP është e përkushtuar për të avancuar qëndrueshmërinë mjedisore dhe për të mbështetur anëtarët e saj në arritjen e praktikave më të mira të menaxhimit të mbetjeve. Bashkëpunimi me Eko-Fluid dhe Eko-Teks përfaqëson një hap të rëndësishëm në këtë drejtim, duke kontribuar për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm.
Kjo iniciativë është pjesë e grant projektit “Liderët e Bizneseve të Gjelbërta” © e implementuar nga OEMVP në bashkëpunim me MKA-2000 dhe është pjesë e projektit “Aktiviteti për fuqizimin e ekosistemit afarist”, të financuar nga USAID dhe i zbatuar nga Konsulenca për Zhvillim Strategjik.