OEMVP, përmbyll me sukses edicionin e sivjetëm të anketës së “GCI”

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, edhe këtë vit me sukses përmbyll anketimin për përpilimin e Indeksit Global të Konkurrueshmërisë. Si partnere institucionale e Forumit Ekonomik Botëror, tash e 5 vite OEMVP është aktive në realizimin e këtij raporti me peshë globale, duke e inkuadruar republikën e Maqedonisë së Veriut në mesin e 141 shteteve tjera të globit. Për dallim prej viteve tjera, këtë vit neve jemi bartës edhe të Republikës së Kosovës në këtë raport, ku sëbashku me Odën e Afarizmit të Kosovës, kemi përmbyll anketimin edhe për atë vend. Raporti Global i Konkurrueshmërisë, pritet të dalë nga pjesa e dytë e Dhjetorit të këtij viti.