Anëtaret e Grupacionit të Grave Afariste pjesëmarrëse në konferencë ndërkombëtare
Аnëtarja dhe njëherit edhe nënkryetare e OEMVP-së, znj. Vlora Ademi ishte pjesëmarrëse në konferencën e parë ndërkombëtare ”Gratë në politikën e jashtme”, ku edhe ishte paneliste në panelin e parë me temë “Kovid 19 dhe ndikimi i tij ekonomik tek gratë”. Në këtë rast ajo theksoi se përpjekjet për arritje të barazisë gjinore dhe numrit të përfaqësimit të femrave në të gjitha sferat, ende nuk kanë arritur efektin e nevojshëm. Sipas znj. Ademit ende nuk ka ndonjë angazhim më të thellë për fuqizimin e grave në biznes, në shoqërinë civile dhe sektorët tjerë.
Në këtë konferencë, e pranishme ishte edhe znj.Qanije Selimi, pronare e qendrës edukative “Rea”, njëherit edhe anëtare e këshillit drejtues të OEMVP-së, ku edhe ishte paneliste në panelin e parë me temë “Kovid 19 dhe ndikimi i tij ekonomik tek gratë”.
Në fjalën e saj, znj. Selimi u shpreh se kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia e Kovid 19, ishte gjithëpërfshirëse pa anashkaluar askënd, mirëpo bizneset e grave e kanë përballuar më vështirë, duke pasur parasysh sfidat të cilat ata i kanë patur edhe paraprakisht. Ajo poashtu bëri thirrje që promovimi dhe rritja e bizneseve të udhëhequra nga femrat do të sjell deri tek rritja e vlerave me të cilat shteti dhe shoqëria jonë do të krenohet por edhe do të ndikojë në rritjen ekonomike të vendit.