Drejtori ekzekutiv i OEMVP-së Drilon Iseni vizitë zyrtare në Zvicër
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore z.Drilon Iseni realizoi një vizitë zyrtare tre ditore në Zvicër.Në margjinat e kësaj vizite, nga ana e drejtorit u vizitua edhe kompania anëtare e Odës, Ambrella e cila vite me rradhë është anëtare besnike e OEMVP-së. Gjatë këtij takimit pronari i kompanisë z. Sami Mustafa dhe z.Driloni kishin mundësinë që të bisedojnë për çështje të ndryshme lidhur me ecurinë e biznesit si dhe të shprehin mendimet e tyre, qëndrimet, përvojat personale dhe rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë, e gjithë kjo në shërbim të interesit kolektiv të bizneseve që Oda përfaqëson.
OEMVP ka misionin të bëjë avancimin, mbrojtjen e interesave dhe promovimin e bizneseve në vend dhe jashtë, përkrah sfidave të konkurrencës globale, dhe pas shumë bizneseve të cilat OEMVP ka vizituar, tani ishte radha të takohemi me anëtarët tonë jashtë vendit, e kësaj radhe në Zvicër.