OEMVP organizoi panairin e parë virtual rajonal

Sot, e Martë 28 Korrik 2020, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në bashkëpunim me Odën e Afarizmit të Kosovës, Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës dhe Forumin ekonomik Mbarë- Shqiptar, organizoi dhe udhëheqi me Panairin e parë virtual rajonal të këtij lloji, në të cilin më se 60 kompani prezantuan produktet dhe shërbimet e tyre.

Qëllimi i këtij panairi virtual ishte promovimi i bizneseve nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria dhe potencialisht në të ardhmen të iniciohen bashkëpunime ndërmjet kompanive të vendeve respektive dhe më gjerë.

Fjalën e parë e kishte edhe nikoqiri z. Nebi Hoxha, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore i cili theksoi se bizneset shqiptare në rajon janë shumë të rëndësishme jo vetëm në aspektin ekonomik vendor, por se ato ndikojnë fuqishëm edhe mbi stabilitetin e përgjithshëm ekonomik rajonal.

Po ashtu edhe Kryetarët tjerë të Odave të lartëpërmendura e përgëzuan këtë ngjarje, duke marrë parasysh që e njejta zhvillohet edhe në kushte të vështira të pandemisë. Ata theks të veçantë i dhanë edhe  produkteve vendore si dhe nxitjes sw bashkwpunimit rajonal me qwllim tw promovimit, zhvillimit dhe rritjes së kompanive prodhuese.

OEMVP në bashkëpunim me partnerët e saj institucional realizoi suksesshëm këtë Panair Virtual Rajonal, duke dëshmuar edhe njëherë se veprimtaria e sajë me gatishmëri shërben bizneset përskaj gjendjes së jashtëzakonshme e krijuar nga pandemia Kovid 19.

Këtë aktivitet OEMVP e realizon në kuadër të projektit të USAID për zhvillimin e ekosistemit afarist, duke rritur mundësitë për ndërlidhje të bizneseve në rajon dhe më gjërë.