Skopje East Gate-anëtarët e OEMVP-së të gatshëm për investime në vend

Në kohë të vështira të pandemisë COVID-19, suksesi i Qendrës tregtare Skopje East Gate vuloset sot me nënshkrimin e marrëveshjes më të madhe në vend mes sektorit të biznesit dhe bankave.
Bankat do të huazojnë 75 milion euro, me të cilat finansohet faza e parë e ndërtimit të qendrës tregtare. Skopje East Gate është projekt i Balfin Grupacionit, me pronarë Samir Manen dhe Arsim Papranikun, i cili filloi të realizohet që nga qershori i vitit 2018.
Anëtarët e OEMVP-së edhe njëherë dëshmojnë që janë të gatshëm për investime në vend, me të cilat do të përmirësojnë kushtet e të bërit biznes si dhe në hapjen e vendeve të reja të punës.