Kryesia e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, përfaqësuar nga Nuhi Aliu, U.D. Kryetar, Durim Zekiri, Drejtor Ekzekutiv dhe Sami Morina, Koordinator i Grupacionit të ndërtimtarisë, urbanizmit dhe mjedisit dhe energjetikës, realizuan vizitë tek z. Izet Mexhiti, me rastin e marrjes së funksionit të ri si Kryetar i Komunës së Çairit.
Gjatë takimit u konfirmua vazhdimi i bashkëpunimit të deritanishëm dhe u diskutuan hapat e ardhshëm për forcimin e aktiviteteve të përbashkëta që mbështesin zhvillimin ekonomik dhe sipërmarrësinë lokale. Gjithashtu, u diskutua për avancimin e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e bizneseve dhe përmirësimin e klimës ekonomike në Komunën e Çairit.
U theksua se komunat do të duhet të përqendrojnë buxhetin e tyre në politika zhvillimore duke krijuar hapësirë për ekonomi dhe biznese të reja, duke i mundësuar vetëqëndrueshmëri institucionit, me çka arrihet edhe më shpejtë tek decentralizimi dhe eliminimi i varësisë së plotë nga pushteti qendror.
OEMVP do të vazhdojë të jetë partner aktiv dhe mbështetës në iniciativat që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit dhe ekonomisë së vendit.






