OEMVP në punëtorinë e USAID për Bashkëpunim, Mësim dhe Adaptim (CLA)
07 Shtator 2017 – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore e përfaqësuar nga ana e Drilon Isenit, Drejtorit Ekzekutiv të OEMVP-së nga data 06 deri 08 Shtator 2017 është pjesëmarrëse në punëtorinë e organizuar nga USAID në kuadër të USAID Collaborating, Learning, and Adapting (CLA) në Beograd, Serbi.
Collaborating, Learning, and Adapting (CLA) janë praktika që na ndihmojnë të përmirësojmë efektivitetin tonë të zhvillimit. Mësimi ka qenë gjithmonë pjesë e punës së USAID-it dhe shumica e misioneve të USAID-it dhe partnerëve zbatues tashmë janë duke praktikuar në një farë mënyre praktikat e CLA. Qëllimi ynë tani është që CLA të bëhet më sistematike dhe e qëllimshme në të gjithë ciklin e programit dhe t’i kushtojmë burimet e nevojshme për ta bërë atë të ndodhë.
Gjatë kësaj punëtorie, përmes rasteve studimore që do të shqyrtohen do të vendosen aktivitete për përmirësimin e mjedisit të biznesit bazuar në përvojat e vitetve të fundit, duke identifikuar faktorët kryesorë për zbatimin e suksesshëm të reformave, si dhe duke theksuar se si mund të inkorporohen mësimet e nxjerra në implementimin e tyre. Çdo rast studimor ka dhënë hapësirë për diskutime, komente dhe për ndarjen e përvojave rajonale, edhe atë duke u fokusuar në hapat që bënjë ndryshimin, teknologjitë e reja dhe qëndrueshmërinë, monitorimin dhe raportimin, komunikimin dhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe bashkëpunimit të donatorëve.