OEMVP në Konferencën Nacionale

18 Tetor 2016 – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore sot morri pjesë në Konferencën Nacionale – Ndërtimi i kulturës për bashkëjetesë:Bashkëpunimi në mes organizatave qytetare dhe vetëqeverisjes lokale  si faktor për zhvillimin e dialogut ndëretnik.

Qëllimi i konferencës ishte të mundësohet dialogu në mes aktorëve kyç në nivel lokal dhe shoqërisë civile me qëllim ballafaqimin me sfidat e bashkëjetesës multikulturor, të fuqizohet bashkëpunimi në mes shoqërisë civile dhe autoriteteve lokale në mjedis multikulturor dhe të zhvillohen rekomandime për veprim të mëtutjeshëm për mbështetje të bashkëpunimit në mes bashkësive etnike.

Gjatë konferencës u prezantuan projektet e financuara nga BE-ja, të cilët promovojnë përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet bashkësive dhe studimi hulumtues ndëretnik për sipërmarrësi të të rinjve.

Comments are closed.