OEMVP përmbyll takimin e fundit mes sektorit të biznesit dhe OJQ-ve

OEMVP përmbyll takimin e fundit mes sektorit të biznesit dhe OJQ-ve

SPOZORI GJENERAL

08 Korrik 2016 – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri –Perëndimore në bashkëpunim me Fondacionin Albiz me datë 05 Gusht (e Premte) 2016, realizoi takim me sektorin e biznesit dhe OJQ-të lokale nga Struga, në hotel Drim,Strugë.

Me këtë takim u përmbyll dhe aktivititeti në kuadër të projektit “Qëndrueshmëria financiare e OJQ-ve në bashkëpunim me sektorin e biznesit”, financuar nga Bashkimi Europian, implementuar nga ana e OEMVP-së në partneritet me Fondacionin Albiz.

Në kuadër të këtij aktiviteti u realizuan 7 takime me sektorin e biznesit dhe OJQ-të lokale nga Tetova, Kërçova, Dibra, Gostivari, Kumanova, Shkupi dhe Struga.

Qëllimi i këtyre takimeve ishte që të dy sektorët të njihen në mes vete si dhe të diskutojnë rreth mundësive për bashkëpunim. Në këto takime pjesëmarrësve ju prezantua edhe Ligji për donacione dhe sponzorime, korniza e të cilit mundëson institucionalizimin e bashkëpunimit mes komunitetit të biznesit dhe OJQ-ve si dhe lehtësimet tatimore që ata i përfitojnë në rast se mënyra e donacioneve bëhet përmes kanaleve institucionale.
Të dyja palët si në qytetin e Strugës si në qytetet tjera ku më parë u realizuan takime të tilla, shprehën se ekziston mungesa e komunikimit të ndërsjelltë në mes dy palëve, mungesë e informimit për bashkëpunime të tilla si dhe ekziston mungesë e informacionit mbi ligjin për donacione dhe sponzorime.
Nga sektori i biznesit u shprehën se OJQ –të gjatë prezantimit të projekteve të tyre duhet të jenë më të qartë në lidhje me qëllimin të cilin duan t’a arrijnë nëpërmjet projekteve të tyre, njëherësh kërkuan nga OJQ-të informata kthyese për rezultatet e arritura nga projektet, në mënyrë që ta rrisin kredibilitetin për projektet e ardhshme të cilat do prezantohen para tyre.
Në këto takime, morën pjesë 150 përfaqësues nga sektori I biznesit dhe OJQ-të nga 7 qytetet të përfshira me këtë projekt i cili sipas gjithë pjesëmarrësve në këto takime paraqet një mundësit të mirë që kjo situatë dukshëm të përmirësohet, duke rezultuar me bashkëpunim mes tyre dhe duke kontribuar pozitivisht në zhvillimin shoqëror.

Qëllimi specifik i këtij projektit është përmirësim i qëndrueshmërisë financiare të OJQ-ve në bashkëpunim me sektorin e biznesit dhe implementohet në Shkup, Tetovë, Gostivar, Kerçovë, Strugë, Dibër dhe Kumanovë.
image-0-02-01-0e90884937b4a304d46fb2810f8a8f9fc5c214047d28d706eb413c0ab90871e1-Vimage-0-02-01-5d7dc4d6a85d72fb4a0e9363bd141f2c4764eaf46c5423b29c40ca0bddc7dd4e-Vimage-0-02-01-a228a3953fc7ab7da75fbbfcad4f571810959d984b20f1bf60e77cad3dbeb9f5-V

SPONZORI BRONZ PROKREDIT

Related posts

SPONZORI BRONZ MAYA