Memorandum bashkëpunimi i OEMVP- së me Odën Ekonomike Italiane – Maqedonase
05 Gusht 2016– Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri Perendimore sot realizoi takim me Odën Ekonomike Italiane – Maqedonase për thellimin e bashkëpunimit të mundshëm në mes dy odave. Ky takim i sotëm i paraprinë kontakteve të mëhershme që dy Odat i kanë filluar. Ashtu siq është dakorduar më herët, takimi i sotëm ishte takim ku për së afërmi do informohen të dy Odat mbi kapacitetin e bizneseve dhe mundësive që ekzistojnë për bashkëpunim.
Delegacionin nga Italia e kryesoi z.Enrico Petrella, kryetar i Odës Ekonomike Italiane- Maqedonase, i cili njëherit falemenderoi për kohën dhe interesin, pasiqë aktivitetet e OEMVP-së janë shumë të rëndësishme për Odën Ekonomike Italiane – Maqedonase.
Nga ana e OEMVP-së, delagcionin e kryesoi z. Nebi Hoxha, kryetar i Odës me disa anëtar të këshillit drejtues dhe afarist.
Gjatë takimit u shtruan disa ide konkrete për bashkëpunim në industri të ndryshme siq është industria e përpunimit të qumështit, turizmit, ndërtimtarisë, prodhimin e energjisë elektrike, poashtu për disa veprimtari kur nuk është i mundur bashkëpunimi të krijohet mundësi për franshizim.
Takimi i sotëm përfundoi me nënshkrimin e memorandumit për bashkëpunim nga të dyja palët, me besim të plotë që në të ardhmen do realizohen aktivitete të përbashkëta për interese të dyanëshme.
Comments are closed.