12.10.2022 Shkup, – Universiteti “Nënë Tereza” në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Ministrinë e Arsimit mbajtën tryezë të rrumbullakët me temë “Harmonizimi i programeve studimore në arsimin e lartë me nevojat e tregut të punës”.
Arsimi konsiderohet si shtylla kryesore e cila denjësisht ndikon në rritjen dhe zhvillmin ekonomik të një vendi.
Qëllimi i kësaj tryeze ishte krijimi i një programi të bashkëpunimit të qëndrueshëm institucional mes univerziteteve dhe sektorit të biznesit, përmes të cilës do të ndikonim në proceset për reforma në sisitemin e arsimit.
Kryetari i OEMVP-së në fjalën e tij potencoi se duhet ta trajtojmë këtë temë në aspekt konceptual e jo në atë ekonometrik, ngase dukuritë dhe rezultatet vijnë si rrjedhojë e sjelljes dhe qasjes të cilët akterët kryesorë kanë, në këtë rast institucionet e sidomos ato të arsimit, ngase është evident fakti që biznesi dhe institucionet akademike shkollore nuk kanë ndonjë bashkëpunim për tu marrë si shembull.
Në këtë tryezë, ai gjithashtu potencoi gatishmërinë e OEMVP por edhe gjithë sektorit të biznesit për kyçje dhe pjesëmarrje aktive në zgjidhjen e kësaj problematike të kahmotshme duke potencuar se edhe në strategjinë e OEMVP-së shtyllë paraqet edhe fuqia punëtore, gjegjësisht resurset njerëzore.






