Mërgimtarët ringjallin bizneset në Maqedoninë e Veriut

Zeqiri thotë se, në një periudhë të zakonshme dhe pa kufizime, remitancat që vinin nga mërgimtarët, kanë arritur edhe normën deri në 15 për qind të BPV-së. Në nivel vjetor ato zakonisht arrijnë deri në një miliardë euro. Ndërkohë, tani në kohë pandemie, sipas përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, me ardhjen e mërgatës në vendlindje, përpos që ringjallet aktiviteti ekonomik, zbutet edhe deficiti vjetor. Ndërsa në kohën e pandemisë, sa më e madhe të jetë mungesa e remitancave, aq më shumë do të vështirësohet rimëkëmbja e ekonomisë, e cila ka pësuar shumë nga pandemia e Covid 19.

Deklaratën e plotë mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm:

https://alsat.mk/mergimtaret-ringjallin-bizneset-ne-maqedoni/