Sot në hapësirat e OEMVP-së u mbajt Mbledhja e VI-të e Këshillit Drejtues.
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore edhe në këtë situatë të pandemisë vazhdon të përmbushë misionin dhe vizionin e vet duke respektuar masat parandaluese. Në këto mbledhje diskutohen çështje mjaft të rëndësishme dhe prioritare për realizimin e veprimtarisë së Odës.
OEMVP gjithmonë do të përfaqësojë interesat e bizneseve si dhe do të kontribuon në krijimin e mjedisit të përshtatshëm të të bërit biznes.






