Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Delegacion i OEMVP-së realizoi takim me Ministrin e Shëndetësisë

Delegacion i OEMVP-së realizoi takim me Ministrin e Shëndetësisë

Delegacion i OEMVP-së realizoi takim me Ministrin e Shëndetësisë

Delegacion nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në krye me Kryetarin z. Nebi Hoxha realizoi takim me z.Venko Filipçen Ministrin e Shëndetësisë. Me anë të këtij takimi OEMVP uron ministrin për postin e ri dhe gjithashtu beson se bashkëpunimi do të jetë i vazhdueshëm. Në këtë situatë të pandemisë nuk është i rëndësishëm vetëm bashkëpunimi në sferën ekonomike, por edhe në atë sociale dhe shëndetësore.

Një nga pikat e diskutimit ishte edhe heqja e testit PCR për Kosovën dhe përfitmet që do të sjellë vendimi i njejtë në drejtim të zhvillimit të bashkëpunimit rajonal.

OEMVP do të vazhdojë të përfaqësojë interesat e bizneseve edhe gjatë kësaj krize të pandemisë së koronavirusit duke shpalosur kërkesat e bizneseve te institucionet përkatëse.