Prezantimin i Propozim ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbështetje financiare të investimeve

Në drejtim të përmirësimit dhe zbatimit më të lehtë të ligjeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, projekti i USAID “Partneritet për rregullativë më të mirë afariste”, së bashku me katër partnerët kryesorë: Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore; Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë, Oda Ekonomike e Maqedonisë; dhe Oda Ekonomike e Teknologjive të Informatike dhe Komunikimit – MASIT, organizoi fokus grupë për prezantimin të Propozim ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbështetje financiare të investimeve i cili është në procedurë për miratim.

Qëllimi i këtij fokus grupi është të prezantohen ndryshimet dhe plotësimet e propozuara dhe të zhvillohet diskutim për propozim ligjin me ekspert të fushës, si dhe kompanitë të cilave ju është ndarë mbështetje financiare dhe kompanitë të cila deri më tani nuk kanë pasur sukses për të fituar në thirrjet për ndarje të mbështetjes financiare. Në këtë fokus grup përfaqësuesit prezent të kompanive do të kenë mundësi për të diskutuar në lidhje me atë se si mund të përmirësohet efekti i mbështetjes financiare të investimeve të realizuara, si duhet të rregullohet ligji që mbështetja të jetë reale dhe e drejtuar ndaj përforcimit të kapaciteteve të sektorit privat dhe përmirësimit të gjendjes ekonomike në vend.

 

 

SPONZORËT