Home / Lajmet / Lajmet e fundit / OEMVP e pranishme në ceremoninë solemne të 31-vjetorit të Universitetit të Tetovës

OEMVP e pranishme në ceremoninë solemne të 31-vjetorit të Universitetit të Tetovës

OEMVP e pranishme në ceremoninë solemne të 31-vjetorit të Universitetit të Tetovës

Nënkryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perendimore, z. Jeton Asani, mori pjesë në ceremoninë solemne të organizuar me rastin e 31-vjetorit të themelimit të Universitetit të Tetovës. Ceremonia u zhvillua në prani të personaliteteve akademike, institucionale, ekonomike dhe shoqërore, ndërsa të ftuarit u mirëpritën nga udhëheqësia e Universitetit, e kryesuar nga Rektori, prof. dr. Jusuf Zejneli.

Në kuadër të kësaj ngjarjeje të rëndësishme akademike, Universiteti i Tetovës ndau titullin Doctor Honoris Causa ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, prof. dr. Rexhep Meidani. Ky vlerësim i lartë akademik përbën një mirënjohje të veçantë për kontributin e tij të shquar në zhvillimin e arsimit dhe dijes shkencore, në forcimin e vlerave demokratike, si dhe në promovimin e bashkëpunimit mbarëshqiptar.

Universiteti i Tetovës, përmes këtij akti simbolik dhe institucional, riafirmon angazhimin e tij për nderimin e figurave që kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në avancimin e shoqërisë dhe të arsimit në hapësirën shqiptare.

Pjesëmarrja e OEMVP-së në këtë ceremoni dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve akademike dhe komunitetit të biznesit.

2