U.D. Kryetar Nuhi Aliu, Drejtori Ekzekutiv Durim Zekiri dhe anëtarët e Këshillit Drejtues, Resul Hani, Sami Morina dhe Agron Mustafa, mirëpritën në takim Kryetarin e Komunës së Strugës, Z. Mendi Qyra.
Gjatë takimit u diskutuan mundësi për projekte të përbashkëta që synojnë zhvillimin ekonomik rajonal, përkrahjen e sipërmarrësve lokalë dhe nxitjen e iniciativave që sjellin rritje dhe inovacion në Strugë, por edhe në ekonominë e vendit.
Si rezultat i bashkëpunimit të mirë, u nënshkrua Memorandum Bashkëpunimi mes Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Komunës së Strugës, i cili ka për qëllim nxitjen e zhvillimit ekonomik lokal, mbështetjen e NVM, përmirësimin e kushteve për bizneset që operojnë në Komunën e Strugës, nxitjen e investimeve dhe iniciativave të reja ekonomike, organizimin e aktiviteteve të përbashkëta dhe mbështetja e projekteve zhvillimore.
OEMVP, përmes këtij partneriteti strategjik me Komunën e Strugës, konfirmon angazhimin e saj për të mbështetur zhvillimin ekonomik lokal, për të krijuar mundësi të reja për sipërmarrësit dhe për të kontribuar në rritjen dhe inovacionin në të gjithë rajonin.






