Kryetari i OEMVP-së viziton diasporën në Gjermani për të diskutuar zhvillimet ekonomike dhe mundësitë e bashkëpunimit
Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, z. Mendi Qyra, së bashku me Kryetarin e nderit, z. Xhemail Dauti dhe disa anëtarë të Odës, zhvilluan takim me bashkatdhetarët sipërmarrës në Gjermani.
Gjatë bashkëbisedimit, u diskutuan tema që prekin direkt zhvillimin ekonomik të Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë nismat që OEMVP-ja ka ndërmarrë për të përmirësuar lidhjet e bashkëpunimit ekonomik mes biznesit vendor dhe atij ndërkombëtar. Kryetari falënderoi diasporën për mbështetjen e vazhdueshme dhe për rolin e tyre kyç në zhvillimin e ekonomisë vendase, duke shprehur mirënjohje për kontributin e tyre ndër vite.
OEMVP punon në drejtim të nxitjes së mërgatës të kontribuojë në vendin amë edhe nëpërmjet investimeve dhe jo vetëm remitancave klasike, me cka do të shqyrtohet cdo mundësi dhe benificion i cili ekziston në vendin tonë, të jetë në dispozicion të mërgatës.