Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Darka tradicionale e fituesit të ngjarjes TOP 100 vazhdon. Kremtohen sukseset e Dauti Komerc

Darka tradicionale e fituesit të ngjarjes TOP 100 vazhdon. Kremtohen sukseset e Dauti Komerc

Darka tradicionale e fituesit të ngjarjes TOP 100 vazhdon. Kremtohen sukseset e Dauti Komerc

Në kuadër të traditës, kompania fituese e edicionit të 16-të të ngjarjes TOP 100™, Dauti Komerc, në ambientet e kompanisë anëtare Hotel Merkuri në Tetovë, organizoi darkë e cila shërbeu si moment reflektimi mbi arritjet, si dhe për forcimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit të ndërsjellë.

Në këtë mbrëmje miqësore, përfaqësues të biznesit patën mundësinë të shkëmbejnë përvoja, ide dhe vizione për forcimin e mëtejmë të partneritetit ndërmjet sektorit privat dhe Odës Ekonomike.

OEMVP i uron kompanisë Dauti Komerc suksese të mëtejme në aktivitetin e saj afarist, duke besuar se arritjet e deritanishme do të shërbejnë si bazë e fortë për rritje të vazhdueshme, inovacion dhe kontribut të qëndrueshëm në zhvillimin ekonomik të vendit.