Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Mundësi alternative të financimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme

Mundësi alternative të financimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme

Mundësi alternative të financimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme

14 Mars 2018 – Në takimin sot me drejtorin e projektit të USAID për Faktoring z.Lovre Ristevski, kryetari i OEMVP-së z.Nebi Hoxha diskutoi në lidhje me rritjen e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme me zgjerimin e mundësive të tyre përmes shfrytëzimit të burimeve alternative të financimit.

Projekti i USAID Faktoring ka për qëllim të ndihmojë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përmes edukimit dhe informimit mbi qasjen në burimet alternative financiare.

Projekti i faktoringut ofron asistencë teknike dhe zbaton një sërë aktivitetesh përmes tre komponentëve kryesore: ngritjen e vetëdijes dhe njohurive të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për mundësitë alternative financiare, zbatimi i rregullativës ligjore për faktoring dhe edukimi financiar i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

2