Mbledhja e tretë e Këshillit Drejtues

26.04.2023, Strugë – Sot në Strugë u mbajt Mbledhja e III-të e rregullt e Këshillit Drejtues të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore. Këshilli drejtues, si organ udhëheqës i Odës në këtë mbledhje diskutoi mbi aktivitetet e deritanishme dhe prioritetet e radhës të Odës.
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore do të vazhdojë të punojë me vendosmëri për të ndihmuar zhvillimin ekonomik të vendit dhe për të avancuar, mbrojtur dhe promovuar bizneset në vend dhe jashtë.