Sot në hapësirat e OEMVP-së u mirëprit Ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës z. Azir Aliu

Shkup, 05.05.2023 – Sot në hapësirat e OEMVP-së u mirëprit Ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës z. Azir Aliu. Në këtë takim u diskutua mbi bashkëpunimin midis dy institucioneve, duke u fokusuar në digjitalizimin e institucioneve, optimizimin e administratës shtetërore dhe orientimin e tyre drejt sektorit privat.
Ministri mori obligim që të kyç Odën në të gjitha proceset me rëndësi për sektorin privat, si institucion që posedon informatat nga dora e parë, duke e bërë kështu një partner të rëndësishëm në përpjekjet për të rritur efikasitetin në këtë fushë dhe për të ndihmuar në digitalizimin e Maqedonisë së Veriut.
Oda ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore përkrah digjitalizimin si mekanizëm për përshpejtim të shërbimeve të institucioneve ndaj qytetarëve dhe bizneseve, me çka do të përshpejtohet aktiviteti ekonomik i vendit tonë, rritje të efikasitetit si arsye shtesë për një të ardhme digjitale të vendit tonë.